Banorët e BBVK mendojnë se njëra nga konkurentet bën magji brenda shtëpisë! (VIDEO)

Xhuli Nura, njëra nga konkurentet e Big Brother Vip Kosova, po akuzohet si magjistare. Tingëllon çuditshëm, por është e vërtetë.

Disa prej banorëve të shtëpisë gjetën në shtetërit e tyre disa grumbuj qimesh. Ishte Shota ajo që reagoi e para duke thënë se në këtë ngjarje ka gisht Xhuli.

“Magji. Bën magji ajo. Për atë e gjithë shtëpia jemi kështu, asnjë ditë të mirë. Ka shkuar te të gjithë hoxhallarët, hajmalia më dëgjo mua”, ka shtuar më tej Shota Baraliu.

Kujtojmë që Xhuli ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me Stresin. Ky i fundit ka deklaruar se këtë të premte publiku duhet të vendosë se cilin prej të dyve do të mbajë brenda shtëpisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)


Shtuar 29.12.2022 12:20