Sarah Berisha dhe DJ PM janë një prej çifteve më të dashura për publikun. Dyshja janë aktivë në rrjete sociale ku shpesh ndajnë momente të veçanta.
Dj PM është me skuadrën e Milanit dhe mbrëmë ata humbën ndeshjen.
Nga ana tjetër babi i Sarës është me Interin dhe Sarah është mes dy zjarreve.
Gjatë mbrëmjes së ndjeshme Milan dhe Inter luajtën në finalen e Superkupës së Italisë ku këta të fundit kanë fituar 3-0.
Sara publikoi një foto të bisedës me babain e saj, ku duket se ngacmon PM pas fitores së Interit.
“Bëji të fala PM”- shkruante babai i blogeres ndërsa ajo theksoi krahas postimit:
”Kjo është e vetmja arsye pse babi im dhe PM nuk do të shkojnë kurrë mirë”.