Video e Michael Lohan dhe ish-gruan e tij duke u grindur, është një nga temat më të diskutuara në mediat ndërkombëtare në orët e fundit.
Ish-çifti kanë shkëmbyer fjalë të rënda në kamera, pasi teksa po debatonin, Kate Major po e regjistronte me celularin e saj. TMZ publikoi klipin e Major nga incidenti dhe pamjet tregojnë babain e Lindsay Lohan që qëndron para saj, duke e ndaluar të largohet.
Lohan i tha TMZ se ai dhe fëmijët e tij ishin jashtë qytetit, duke e lënë Kate të qëndronte në shtëpinë e tij ndërsa ai ishte larguar. Ai u njoftua nga zyra e DA sepse kishte një masë ndalimi ndaj saj dhe iu tha se duhej të largohej deri në orën 17:00. Në orën 18:00, ai thotë se Major mori makinën e tij, gjë që ajo nuk duhej ta bënte, dhe kjo rezultoi në debatin e tyre të ashpër.
Ndërsa Lohan ishte larg, dyshohet se shkatërroi sistemin e sigurisë së shtëpisë dhe ishte duke pirë për një kohë të gjatë, ndërsa Major kishte njerëz në shtëpi dhe argëtohej, pretendon ai.
Më pas klipi tregon një ndërhyrje të policisë, ndërsa Major mund të dëgjohet duke e quajtur Lohan një “psikopat” dhe duke i bërtitur atij që të largohej nga rruga.