Avantazhi i Vëllait të Madh si kapitene e javës – Sara dogji të gjitha biletat e kthimit dhe dërgoi në televotim direkt Drenushën

Banorja e Big Brother, Sara Kolami, si kapitene e javës pati një avantazh në lojë.

Ajo duhet t’i digjte të gjitha biletat e kthimit të konkurrentëve të tjerë dhe më pas të jepte një emër që do ta dërgonte direkt në nominim.

Ajo pranoi avantazhin e Vëllait të Madh, ku gjatë spektaklit hodhi të gjitha biletat dhe zgjodhi një emër për televotim.

“Dua ti djeg biletat e kthimit dhe të çoj në nominim”, u shpreh ajo.

E në anën tjetër, aktorja zgjodhi që ta dërgonte në nominim Drenusha Latifin, duke treguar edhe arsyet.

“Arsyeja është lojtare absolutisht, nuk më pëlqeu loja me Xhenetën që përfitoi nga lidhja emocionale që kishte, e shfrytëzoi në disa raste dhe e hodhi poshtë”, theksoi ajo.

Pritet të shihet se si do të vazhdojë kjo lojë tani e tutje, edhe pse ky veprim u prit mirë nga banorët.


Shtuar 17.12.2024 12:49

Tags: ,