Këngëtarja Aurela Gaçe ka lindur më 16 tetor 1974 dhe ka festuar ditëlindjen e 49.
Aurela është rasti më i mirë i “vitet janë thjesht numra”. Ajo ka bërë një postim në Instagramin e saj me rastin e ditëlindjes ku shfaqet në palestër duke u ushtruar. Kjo është edhe arsyeja pse ajo njihet edhe si “uragani i skenës”, të cilës di farë mirë “t’i vërë flakën”.
Urimet për këngëtaren në rrjetet sociale kanë nisur që në mesnatë nga miqtë e fansat e saj.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Aurela na ka “trishtuar” me një postim të bërë në profilin e saj të Instagramit, duke lajmëruar se nuk do të jetë pranë publikut këtë sezon dimëror.
“Për të gjithë ju që jeni mësuar të më shihni me performanca “live” prej pothuaj 10-11 vitesh në Tiranë, për të gjithë ju që më pyesni se kur do fillojë sezoni iri, ju bëj me dije se këtë sezon dimëror nuk do jem pranë jush. Sigurisht do të jem me data të caktuara por jo cdo fundjavë, ashtu si vitet e mëparëshme“.
Nuk është ende e qartë arsyeja se pse këngëtarja e talentuar ka marrë këtë vendim por le të shpresojmë që artistja po përgatitet për surpriza akoma më të mëdha.