“Unë kam punuar dhe e kam “krijuar” vetë atë që kam në bankë sot”– u shpreh para pak kohësh Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo duke folur për jetën e saj luksoze.
Por mediat spanjole kanë zbuluar se ylli portugez i paguan një rrogë të majme modeles çdo muaj.
Gazeta spanjolle “Nacional” ka zbuluar se vlera që Ronaldo i ofron bashkëshortes së tij në formë page, është 100 mijë euro në muaj.
Mbështetja ekonomike që Cristiano Ronaldo i jep gjysmës së tij më të mirë në fund të çdo muaj është në formë “rroge”, për ta mbështetur Georginën dhe për ta ndihmuar atë të kujdeset për shpenzimet dhe për fëmijët.
Sipas El Nacional.cat shifra shkon në 100 mijë euro duke iu shtuar kështu rreth 8 mijë eurove që Georgina mbledh përmes rrjeteve sociale.
Gjithashtu sipas gazetës katalanase, paratë e CR7 përdoren për të paguar shpenzimet dhe për t’u kujdesur për fëmijët, sipas stilit të jetesës që ata janë mësuar.