Reperi dhe aktori ASAP Rocky pranoi së fundmi se ka ndryshuar ndjeshëm që kur është bërë baba.
Në një intervistë me revistën W, ai tha se të qenit baba e ka bërë më emocional dhe më të mirë. Rocky, me partneren e tij prej shumë kohësh, Rihanna, ka djemtë RZA (3) dhe Riot Rose (2), dhe një vajzë Rocky Irish, e cila është gati katër muajshe.
Artisti, i cili shfaqet në albumet “If I Had Legs I’d Kick You” dhe “Highest 2 Lowest” këtë sezon çmimesh, reflektoi mbi atë që ishte para se të bëhej baba.
“Jam shumë më emocional. Përpara fëmijëve, ndoshta isha gjakftohtë, por tani jam plot dashuri”, tha ai.
Ai shtoi se fëmijët e tij nuk janë të vetmit që e ndiejnë këtë ndryshim, pasi pretendon se përhap edhe tek të tjerët.
Në intervistë, Rocky iu referua edhe vajzës që ai dhe Rihanna patën në shtator. Kur u pyet se çfarë do të ndodhë kur dikush të përpiqet të dalë me vajzën e tij, ai u përgjigj shkurt: “Do të lutem për ta”.
Komentet e tij rreth atësisë vijnë rreth një muaj pasi ai foli hapur për marrëdhënien midis bijve të tij. Në dhjetor, ai i tha revistës Extra në edicionin e 35-të të Çmimeve të Filmit Gotham se ishte i befasuar që bijtë e tij shkojnë mirë me njëri-tjetrin, por se ata janë pak xhelozë për motrën e tyre më të vogël.
