“Asaj nuk i besohet”, Fjolla Morina me probleme mendore? Ish-bashkëshorti: Ka dy skenare

Fisnik Syla, ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, ka folur sot në lidhje me gjendjen shëndetësore të këngëtares pas raportimeve se është shtruar në spital.

Në një intervistë për “Breaking”, ai nuk e fshehu skepticizmin, duke thënë se sipas tij janë dy skenare, ose është vërtetë me probleme mendore, ose po e bën si lojë ngaqë është e dënuar me 6 vite nga shteti shqiptar.

“Ish-bashkëshortja ime ndodhet në spital, nga gjendja e saj mendore, jo e mirë, kjo është parë edhe në bazë të akuzave që bënte ajo për mua atë kohë. Sa kanë thënë portalet, aq di dhe unë për të. Ka një vit që s’kemi folur. Pas divorcit s’kemi folur më.

Ka dy skenare, ose mund të jetë vërtetë në spital për probleme mendore, ose po luan sepse ajo është e dënuar nga drejtësia shqiptare me 6 vite burg. Asaj as nuk i besohet, as nuk i dihet”, shpjegoi ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës.


Shtuar 15.07.2023 10:40