Arta Kabashi tregon se çfarë i ka ndodhur pas ”BBV”: M’i ka ndezur motorët

Këngëtarja nga Kosova, Arta Kabashi ka qenë një nga personazhet që u pëlqye shumë në Big Brother VIP Albania 3 për shkak të natyrës së saj të qetë dhe pozitive.

Teksa ishte e ftuar në “Pushime on Top”, këngëtarja tha se po jeton një periudhë shumë të mirë, me shumë këngë të reja.

E pyetur nga moderatorja Lei Kraja se a është penduar për këtë eksperiencë, ajo tha se përkundrazi kjo do të mbetet diçka që do ta kujtojë gjithmonë.

Jo, është diçka shumë e thjeshtë. Mendo për diçka që e ke përjetuar. Nëse ke ndjenjë të mirë, pozitive për të, atëherë nuk ke pse pendohesh. Unë, kur mendoj për Bigun, e kam një ndjenjë të mirë, ishte një atmosferë e këndshme për mua, sepse e pata vendosur që në fillim të tregoja talentin dhe anën pozitive të Artës”.


Shtuar 12.07.2024 12:00