Arsyeja pse Princeshë Diana nuk mbante kurrë kapele në vizitat zyrtare me fëmijë

Princesha Diana refuzonte të mbante kapele ndërsa bënte vizita zyrtare për të takuar fëmijë dhe pas kësaj qëndron një arsye domethënëse. Kuratorja Claudia Acott William mbi ikonën e modës, ka zbuluar pse Princesha e Uellsit i shmangej protokollit mbretëror.

Ajo ka zbuluar se Diana urrente të mbante një kapele sepse e pengonte atë të përqafohej me fëmijët. Diana hoqi dorë nga protokolli mbretëror në mënyrë që të kishte një lidhje më të afërt me publikun.

Ajo shpjegon se princesha gjithashtu shpesh mbante stoli të mëdha në mënyrë që fëmijët të luanin me to. “Diana e kuptonte se si ajo që kishte veshur mund të sillte vërtet ngrohtësi, mund të forconte hierarkinë ose të krijonte më shumë afrimitet.”, thotë Acott William.


Shtuar 3.06.2021 16:05