showbiz

Arrestohet konkurrentja e “It’s my home”

Dhuna që u promovua në një reality show i quajtur “It’s my home” që ka prej disa ditësh në Televizionin “First Channel”, transmetim ky që u ndalua, siç duket po vazhdon edhe ndaj zyrtarëve policorë. Një incident i tillë ndodhi mbrëmë pas mesnate. Sinjali raporton se një zyrtar policor u sulmua nga një konkurrente e këtij programi, e cila u përjashtua mbrëmë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 28-vjeçaren, Teuta Llumnica, e cila tashmë është arrestuar dhe ndodhet nën ndalim policor.

Të lidhura

None found

Por si ndodhi rasti dhe kur u sulmua zyrtari policor nga e dyshuara Llumnica?

Skenat e dhunës që janë parë ditët e fundit në “It’s my homë” kanë vazhduar edhe mbrëmë. Këtë herë, e dyshuar për sulmin është pikërisht Llumnica, e cila para pak ditësh ishte viktimë e dhunës fizike. Ajo po dyshohet se ka shkaktuar telashe, duke i sulmuar banorët e shtëpisë. Këtë herë, si pasojë e presionit publik të ditëve të fundit, sulmi pasoi me përjashtim të banores.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se produksioni e largoi Llumnicën nga shtëpia, por paraprakisht hasën në rezistencë.

Kjo ka bërë që Policia të zbarkojë sërish në selinë e këtij televizioni dhe ta shoqërojë të dyshuarën deri te banesa e saj. Por nuk mbaroi me kaq. Sjelljet e saj dhe agresiviteti që dyshohet se ka shfaqur gjatë rrugës e detyruan Policinë që ta prangosin, por e pësuan këta të fundit. Dhuna kulmoi kur një zyrtar policor u godit nga e dyshuara Lluminca, e cila menjëherë u arrestua dhe u dërgua në stacion policor.

Burimet thonë se polici që u sulmua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Në anën tjetër, pasi janë kryer procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”./express

të fundit

E kam pasur gjithmonë ëndërr”/ Selin Bollati rikthehet në Top Channel dhe tregon surprizën e sezonit të ri

Fituesja e Big Brother VIP 5, Selin Bollati ka zbuluar projektet e saj të reja, ndër to rikthimin në Top…

14 minutes ago

Russia closes German Consulate General in St. Petersburg in retaliation

Moska hakmerret duke mbyllur Konsullatën e Përgjithshme Gjermane në Shën Petersburg për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Bon…

18 minutes ago

I won’t give up”: Merz warns of changes in Germany after CDU defeat: The coming weeks and months will be decisive

Kryetari i CDU-së dhe kancelari federal, Friedrich Merz, ka njoftuar pasoja pas fitores së thellë të AfD-së në Saksoni-Anhalt dhe…

19 minutes ago

Sarajeva tërheq stafin e ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, njoftoi të hënën se pothuajse i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës…

19 minutes ago

77-year-old woman found dead at home in Kolonjë

Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë këtë të hënë në banesën e saj. E moshuara jetonte e vetme, ndërsa fëmijët…

19 minutes ago

Fire in Ungrej advances toward homes, churches and cemeteries as Gjekmarkaj calls for urgent intervention

Një situatë alarmante raportohet në Ungrej të Lezhës. Agron Gjekmarkaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur alarmin për…

20 minutes ago