kosovë

Përplasje me armë mes dy fiseve në Prishtinë, një i vrarë dhe pesë të plagosur (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është rgjistruar në Prishtinë, ku një konflikt mes dy familjeve, ka shkaktuar një viktimë dhe pesë të plagosur.

Përplasja me armë është regjistruar në orët e vona të së dielës, 1 shtator, në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Mediat e Kosovës, shkruajnë se në këtë përplasje janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat, të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët.

I vrarë ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave, bën të ditur klan kosova.

Mësohet se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit, dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës, ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë, të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar), raporton Sinjali.

Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi.

të fundit

Lëvizja Studentore Kombëtare, mundësi për një forcë të re politike apo rrezik për t’u përfshirë nga partitë ekzistuese?

Studentët në Shqipëri kanë zyrtarizuar më 21 nëntor 2026 formimin e një organizimi të ri, të quajtur “Lëvizja Studentore Kombëtare”,…

2 minutes ago

Serbian citizen suspected of attempting to smuggle 5,000 cartons of cigarettes through the “Bogorodicë” border crossing

Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë ngriti procedurë kundër një shtetasi serb, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale "Kontrabandë".Ai…

2 minutes ago

Tetovo, 25-year-old wanted to serve a 3-year, 6-month prison sentence detained

MPB Maqedoni njofton se dje (24.11.2026) në orën 18:10 në rrugën "Krushevaçka" në Tetovë, oficerët e policisë nga SPB Tetovë…

2 minutes ago

Skopje, protest march against femicide and violence against women

Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në Shkup mbahet marsh protestues kundër femicidit dhe…

3 minutes ago

Haxhiu: Protecting women from violence is a state responsibility, not a family matter

Në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të Asamblesë së Grave Parlamentare dhe Asamblisteve, Albulena Haxhiu ka ngritur shqetësimin për dhunën…

3 minutes ago

MPs and assembly members join forces to end gender-based violence

Me rastin e hapjes së fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, Grupi i Grave Deputete po…

3 minutes ago