Armina Mevlani rikthehet pas shumë vitesh si moderatore, zbulohet emisioni ku do ta shohim (FOTO LAJM)

Armina Mevlani është një personazh mjaft elokuent dhe simpatik për ekranin shqiptar. Jeta personale e blogeres ka ngritur gjithmonë interes te publiku nisur edhe nga fakti se ajo është prej vitesh në një marrëdhënie me Shkëlzenin, djalin e ish kryeministrit Berisha.

Por pas 9 vitesh si moderatore e “Dancing With The Stars Albania” ku ndoshta publiku edhe e ka harruar, Armina ka konfirmuar në InstaStory se do ta shohim si një prej 4 prezantuesve në “Goca dhe Gra”, në Top Channel.

Blogerja pak ditë më parë ka bërë me dije se ishte infektuar me Covid dhe se u karantinua për ditë me rradhë, por fatmirësisht tashme rezulton negative./albeu.com


Shtuar 10.01.2022 14:22