Armike të përbetuara? Tea dhe Shqipja e “Përputhen” shfaqen duke festuar bashkë (VIDEO)

Pas “Përputhen” te gjithë menduan se Tea Trifoni dhe Shqipe Hysenaj janë armike të përbetuara. Sherret e tyre kur ishin te dya konkurrente në emision bënë bujë të madhe dhe nuk mbaroi me aq. Shqipja ka sulmuare vazhdimisht Tean edhe pas daljes nga emisioni për çdo lëvizje me të ashtëquajtura “bombat” e saj.

Por ditën e djeshme Fation Kuqari ka festuar ditëlindjen dhe ka mbledhur pjesën më të madhe të konkurrentëve dhe ish-konkurrentëve të “Përputhen” për të festuar.

Pamjet nga festa kanë qenë të panumërta, por ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte një video që e shpërndau Ana Kauri ku ndodhej në tavolinë me Tean dhe Shqipen. Tashmë dhe e vetmja gjë që dukej reale (sherri Tea-Shqip) nga Përputhen po vihet në dyshim./albeu.com/


Shtuar 11.05.2021 09:20