Arlind Qori befasohet nga pyetja e Arbanës, zbulon paratë që ka në bankë

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, do të jetë i ftuar në puntatën e radhës të emisionit “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, ku është befasuar nga një pyetje e drejtpërdrejtë e moderatores mbi gjendjen e tij financiare.

Megjithëse puntata ende nuk është transmetuar, Arbana Osmani ka ndarë disa momente të shkurtra në Instagram, duke treguar një nga pyetjet më të sikletshme të intervistës.

Në njërën prej këtyre videove, Arbana e pyet Arlind Qorin se sa para ka në llogarinë e tij bankare.

Pa hezitime, Qori u shpreh se menaxhimi i financave është në dorë të bashkëshortes së tij. Ai tregoi se nuk e di shifrën saktë, por nuk e la pa dhënë një numër, duke thënë: “Diku te 20 milionë lekë të vjetra.”

Më pas, ai theksoi se shifra nuk është e saktë dhe mund të ketë një luhatje: “plus minus 5 mijë euro.”

Vëmendje mori edhe reagimi i Arbanës, e cila u përgjigj:”Sa the?”.


Shtuar 16.10.2025 20:00