Categories: showbiz

Ariana Grande sqaron tërheqjen e përkohshme nga jeta publike: Ishte planifikuar prej kohësh, jo një vendim impulsiv

Pas njoftimit se në përfundim të turneut “Eternal Sunshine” do të largohet përkohësisht nga jeta publike, Ariana Grande ka folur për herë të parë rreth këtij vendimi.

Të lidhura

None found

Në koncertin e zhvilluar të hënën në Çikago, artistja u shpjegoi fansave se tërheqja nuk erdhi si përgjigje ndaj kritikave dhe as si një zgjedhje e nxituar. Grande tha se nuk bëhej fjalë për një vendim reaktiv apo impulsiv, pasi e kishte planifikuar në heshtje prej shumë kohësh.

Këngëtarja pranoi se ishte e vetëdijshme për shqetësimin e fansave, të cilët dyshonin se komentet negative mund të kishin ndikuar tek ajo, por theksoi se situata nuk ishte e tillë. Sipas saj, vendosja e kufijve është e domosdoshme dhe njerëzit herë pas here kanë nevojë të pushojnë. Ajo shtoi se as kritikat dhe as zhurma përreth nuk mund ta zbehin dashurinë që ndan me fansat.

Përfaqësuesi i Grandes deklaroi se ajo do të bëjë një “pushim të merituar”, pasi mbyllja e turneut pason një periudhë gjatë së cilës artistja ka qenë vazhdimisht nën vëmendjen dhe shqyrtimin e publikut dhe mediave.

“Eternal Sunshine” përfundon më 1 shtator, pas 10 koncerteve në Londër. Si pasojë e këtij vendimi, Ariana Grande nuk do të marrë më pjesë në produksionin e muzikalit “Sunday in the Park with George” në Barbican të Londrës, ku ishte parashikuar të interpretonte së bashku me aktorin Jonathan Bailey.

Gjatë viteve të fundit, pamja fizike dhe gjendja shëndetësore e këngëtares janë bërë shpesh objekt spekulimesh. Pas lajmit për pushimin e saj, fansat treguan mbështetjen në rrjetet sociale, ndërsa hashtag-u #WeLoveYouAriana u kthye në trend.

të fundit

Sot protestë kombëtare/ Studentët mblidhen sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit! Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Studentët do të zhvillojnë sot protestë kombëtare në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë refuzojnë dialogun me kryeministrin,…

21 minutes ago

Parashikimi i motit 7 Nëntor 2026, kthjellime dhe vranësira të përkohshme

Vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.…

28 minutes ago

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

4 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

4 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

4 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

4 hours ago