Pas lajmit se do të largohet përkohësisht nga jeta publike në përfundim të turneut “Eternal Sunshine”, Ariana Grande ka folur për herë të parë rreth këtij vendimi.
None found
Në koncertin e zhvilluar të hënën në Çikago, artistja u shpjegoi fansave se tërheqja e saj nuk lidhet me kritikat dhe as nuk është vendosur me nxitim. Grande deklaroi para të pranishmëve se ky nuk ishte një reagim i momentit apo një zgjedhje impulsive, por diçka që e kishte planifikuar në heshtje prej shumë kohësh.
Këngëtarja tha se i kuptonte shqetësimet e fansave, të cilët dyshonin se komentet negative mund të kishin ndikuar tek ajo, por bëri të qartë se situata ishte tjetër. Sipas saj, vendosja e kufijve është e nevojshme dhe njerëzit herë pas here kanë nevojë të pushojnë. Ajo shtoi se as kritikat dhe as zhurma përreth nuk mund ta dobësojnë dashurinë që ndan me admiruesit e saj.
Përfaqësuesi i Grandes bëri të ditur se ajo do të marrë një “pushim të merituar”, pas një periudhe gjatë së cilës ka qenë vazhdimisht nën vëmendjen dhe shqyrtimin e publikut dhe mediave.
“Eternal Sunshine” përfundon më 1 shtator, pas 10 koncerteve në Londër. Si pasojë e tërheqjes së përkohshme, Ariana Grande nuk do të marrë pjesë në produksionin e muzikalit “Sunday in the Park with George” në Barbican të Londrës, ku ishte parashikuar të interpretonte së bashku me aktorin Jonathan Bailey.
Gjatë viteve të fundit, pamja fizike dhe gjendja shëndetësore e këngëtares kanë qenë shpesh objekt spekulimesh. Pas njoftimit të saj për pushimin, fansat e mbështetën përmes postimeve në rrjetet sociale, ndërsa hashtag-u #WeLoveYouAriana u kthye në trend.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…