Categories: showbiz

Ariana Grande sqaron tërheqjen e përkohshme nga jeta publike: E planifikoja prej kohësh

Ariana Grande ka folur për herë të parë pas njoftimit se do të shkëputet përkohësisht nga jeta publike, pasi të përfundojë turneu i saj “Eternal Sunshine”.

Të lidhura

None found

Gjatë koncertit të mbajtur të hënën në Çikago, këngëtarja sqaroi para fansave se ky vendim nuk erdhi papritur dhe nuk ishte pasojë e kritikave. “Ky nuk ishte një vendim reaktiv apo impulsiv. E kisha planifikuar në heshtje prej shumë kohësh”, deklaroi Grande.

Artistja tha se e kuptonte shqetësimin e admiruesve, të cilët kishin menduar se komentet negative po ndikonin tek ajo, por nënvizoi se situata nuk ishte kështu. “Duhet të vendosen kufij. Njerëzit kanë nevojë për një pushim ndonjëherë”, u shpreh ajo, duke shtuar se as zhurma dhe as kritikat nuk mund ta dobësonin dashurinë që ka për fansat e saj.

Përfaqësuesi i këngëtares bëri të ditur se Grande do të marrë një “pushim të merituar”, pas një periudhe të gjatë të shoqëruar nga vëmendja dhe vëzhgimi i vazhdueshëm i publikut dhe mediave.

Turneu “Eternal Sunshine” pritet të përfundojë më 1 shtator, pas 10 koncerteve në Londër. Si pasojë e këtij vendimi, Ariana Grande nuk do të marrë pjesë në produksionin e muzikalit “Sunday in the Park with George” në Barbican të Londrës, ku ishte parashikuar të luante së bashku me aktorin Jonathan Bailey.

Gjatë viteve të fundit, këngëtarja është përballur shpesh me spekulime rreth pamjes së saj fizike dhe gjendjes shëndetësore. Pas lajmit për pushimin, fansat i kanë përcjellë mbështetje përmes rrjeteve sociale, ndërsa hashtag-u #WeLoveYouAriana u kthye në trend.

të fundit

Who is Gerd Gjinarari (the General), arrested in Belgium?

Gerd Gjinarari, 52 vjeç, i njohur si “Gjenerali”, i arrestuar ditë në parë ishte identifikuar më herët nga autoritetet belge.…

1 hour ago

Mancini zbulon përbërjen e Italisë, në listë nëntë debutues dhe rikthime të papritura

Roberto Mancini ka publikuar listën prej 34 lojtarësh të Italisë për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, me nëntë…

2 hours ago

Zidane shpjegon përse Benzema nuk u përfshi në listën e Francës

Zinedine Zidane ka publikuar listën e tij të parë si përzgjedhës i Kombëtares së Francës, duke sjellë disa emra të…

2 hours ago

Kush është Gerd Gjinarari (Gjenerali), i arrestuar në Belgjikë!

Gerd Gjinarari, 52 vjeç, i njohur si “Gjenerali”, i arrestuar ditë në parë ishte identifikuar më herët nga autoritetet belge.…

2 hours ago

Horoskopi 19 Shtator, zbuloni surprizat për secilën shenjë

Dashi Rrethanat e kësaj dite do të kërkojnë që ju të veproni në mënyrë të shpejtë dhe sa më të…

2 hours ago

A step toward unlimited power” – Muçollari: Rama is advancing toward the Dutch architect’s dream

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari në një status publik ka akuzuar kryeministrin Rama se po konsolidon pushtetin duke…

2 hours ago