Ariana Grande hyri në Instagram të mërkurën për të njoftuar publikimin e “Yes, And?” ‘remix’ me Mariah Carey.
“Nuk mund të besoj fjalët që po shkruaj” – ka shkruar Grande. ““Yes And?” ‘remix’ në bashkëpunim me mbretëreshën e vetme të zemrës sime dhe frymëzimin e përjetshëm, do të dalë këtë të premte.”, shkruan DailyMail. Kopertina e remix-it është një imazh polaroid i dy bukurosheve bionde që shikojnë nga afër në kamerë.
None found
Ariana i ka kapur flokët në bishtin e saj të njohur me grim natyral dhe qerpikë të mëdhenj.
Mariah buzëqeshi lehtë teksa kishte veshur një bluzë të zezë të tejdukshme me shkëlqim që tregonte sytjenat e saj të ekspozuara.
“Faleminderit nga thellësia e zemrës për realizimin e kësaj ëndrre dhe për spërkatjen e shkëlqimit dhe magjisë suaj në këngën time të vogël” – shtoi Grande në një shënim për Carey.
Në promovimin e remix-it, ylli i “Wicked” ndryshoi fotografinë e profilit të saj në Instagram në një imazh polaroid të syrit të saj. Carey bëri të njëjtën gjë me syrin e saj.
Kjo krijoi një enigmë për fansat që të bashkoheshin.
Vetë Mariah komentoi në postim, duke festuar bashkëpunimin: “E dashur engjëll, jam shumë e emocionuar që do të bashkohem me ty në “Yes And? Remix”!! Ky është një moment kaq magjik!! Të dua MC” – ka shkruar ajo.
Real Madridi po përgatit një ankesë zyrtare ndaj kartonit të dytë të verdhë të Jude Bellinghamit, të cilin mesfushori anglez…
Ditën e sotme, ka pasur tensione në protestë. Protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper…
Ditën e sotme, qytetarët janë mbledhur edhe në një protestë kombëtare kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.…
Përmes një mesazhi prekës, Marjonela Krosi, bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci, i cili u godit dje me ujë nga autoboti…
Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale ka punuar në mënyrë aktive për të ruajtur sigurinë…
Atletico Madridi ka nisur të shqyrtojë alternativat për një zëvendësues të mundshëm të Julian Alvarezit, në rast se sulmuesi argjentinas…