Ariana Grande ka njoftuar se është prekur nga Covid-19, duke u detyruar të anulojë të gjitha paraqitjet dhe intervistat për promovimin e filmit “Wicked: For Good”.
Lajmi u dha përmes Instagramit, pak ditë pasi bashkëprotagonistja Cynthia Erivo humbi zërin gjatë premierës në Nju-Jork.
Shëndeti i Ariana-s ka shkaktuar reagime të shumta online, nga shqetësimi i fansave deri te kritikat për pamjen e saj.
Ndërkohë, publiku thekson se ritmi intensiv i angazhimeve të saj ka ndikuar dukshëm në gjendjen e saj fizike.
Fansat shpresojnë që këngëtarja të rikuperohet plotësisht së shpejti.
