Prej një kohe të gjatë, opinionisti i “BBV3”, Arbër Hajdari, nuk feston ditëlindjen e tij. Kjo është për shkak të humbjes së Elsës, një prej vajzave që ai ka ndihmuar përmes fondacionit dhe që ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje.
Mes emocionesh, Arbrit iu bë një surprizë mbrëmjen e sotme në prime të “BBV3”. Opinionisti i prekur u shpreh:
“Jam i sigurt se Elsa tani është në Parajsë. Kishim kaluar shumë gjëra mes njëri-tjetrin dhe për herë të parë kam dashur të tërhiqem nga puna që unë bëja. Ajo u nda nga jeta shumë shpejt në kohën e pandemisë.”