Spektakli i së martës (23 janar) ishte me përplot ngjarje e surpriza në Big Brother VIP Albania 3.
Një pjesë e madhe e banorëve qenë protagonistë, e disa të tjerë nuk u dëgjuan fare.
Për këtë, gjatë Prime-t u bë edhe një ironi nga opinionisti i këtij reality shou, Arbër Hajdari.

Teksa ishte në lidhje me konkurrentët, ai ngacmoi artistin Bardhyl Idrizi – Bardhi.

Reperi më pas theksoi se nuk i ka rënë askush në qafë dhe se ka qenë më i distancuar nga debatet.
Nga shtëpia së fundmi u largua Alfio Rrotani dhe hynë dy të rinj: Graciano Tagani dhe Erjola Doçi.