Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si e ofenduan ndjekësit e tij Selinin, kur dolën nga dhe shkuan në një showroom me makina, por atje Selin u përball me ofendime. Opinionisti iu drejtua Mirit duke i thënë se ky i fundit kërkon të denigrojë Selinën.

Pjesë nga biseda:

Të lidhura

None found

Miri: Ne aty po tregonim se çfarë ndodhi. Para se të tregoja, Rogerti e ka fantazuar. Kjo gjëja që ndodhi, se edhe gjatë kohës që ishim rrugës, ai dilte nga dritarja makinës dhe thoshte jo Mirin, jo Mirin, Selinin.

Arbër Hajdari: Jo jo Miri, ti e bëre për dy arsye. Për t’i dhënë zë një gjëje të tillë duke u zgërdhirë. Ti more një ofendim nga rruga, provokoi, i dhe sinjal në programin më të ndjekur në Shqipëri. Ti do ta denigrosh Selinën. Ti duhet të ndash mendjen për një gjë, Selinin është kokrra e asaj që dëgjove apo vajza jote?

Miri: Unë nuk e kam thënë.

Arbër Hajdari: Për çfarë e solle në shtëpi? E pashë që u gëzove nga një gjë, qëlloi se ishin të gjithë njerëzit e tu nga rruga, krejt rastësisht?!

Miri: Arbër ti ke problem që dalin familjarë të më mbështesin?!

Arbër Hajdari: Ti e pranon që kanë dalë familjarët e tu? Ai që e ka ofenduar Selinën a është robi jot?

Miri: Mos më provoko. Është njeri që unë e njoh atë njeri, jo i afërm.

Arbër Hajdari: Atëhere ka qenë thjesht një fans i joti që ka inat Selinën.


Shtuar 1.04.2026 23:14