Që prej se u zbulua se TCH po rikthen “Big Brother” por këtë herë me banor VIP, lajmet në media nuk kanë ndaluar se kush do të jetë këtë herë moderatorja.
Në Shqipëri janë realizuar 9 sezone të “Big Brother” të cilat I ka moderuar të gjitha Arbana Osmani. Por këtë herë po aludohet shumë për emrin e Luana Vjollcës si moderator e këtij reality.
Ishte vetë Luana Vjollca e cila ngriti dyshime nëpërmjet disa fotove. Ajo ka shkrepur disa foto njësojë si logo e “Big Brother” ku thekson syrin dhe mbishkrimi gjithashtu e lidh me emisionin.
“Po të vëzhgoj”, shkruan Luana dhe të gjithë ishin të bindur se moderatorja është ajo.
Por vetëm pak minuta më parë Arbana i është përgjigjur një ndjekësi në Instagram I cili kërkon t’I tregojë nëse do të moderojë ajo “Big Brother VIP”.
“Patjetër që do t’ju tregoj. Kur të vi momenti”, shkruan Arbana krahas një fotoje të kohës kur ishte prezantuese e BB, duke lënë të hapura dyshimet se Luana nuk mund t’ja marrë programin “e saj”./albeu.com/