Me disa postime në rrjetet sociale ku shfaqej duke përgatitur grimin, Arbana Osmani njoftoi ditën e sotme se po përgatiste diçka. Ndërsa pak minuta më parë, Arbana ka publikuar disa foto nga vendi i xhirimit ku shfaqet e veshur me kostum në ngjyrë të zi ajo dhe Edi.
Ndonëse ky moment ka ngjallur shumë kureshtje, moderatorja nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.
Ndonëse projekti mund të ketë lidhje me filmin që Eduarti ka realizuar, ndjekësve do u duhet të presin për të kuptuar se çfarë po gatuhet. Megjithatë Grishaj ka ndarë disa postime nga studio duke pohuar se tashmë po merret me projektin e tij kinematografik.
View this post on Instagram