Arbana Osmani kurorëzoi dje në martesë dashurinë me regjisorin Eduart Grishajn, në një dasmë madhështore që u mbajt në Toskana, Itali.
Çifti preferoi që ditën e tyre më të rëndësishme ta shijonte në privatësi duke mos lejuar as të ftuarit të bëjnë foto apo video.
Edhe vetë Arbana e Eduarti nuk postuan asgjë gjatë mbrëmjes së djeshme. Por sot, Arbana u ‘dorëzua’ dhe na publikoi një foto mjaft të ëmbël.
Dje kurorëzoi martesën me Eduardin, Arbana poston foton e parë
Pritet që në vazhdim Arbana të zbulojë foto nga dasma.