Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzojnë sot dashurinë, të ftuarve u ndalohet të postojnë momente nga dasma

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kruorëzojnë sot dashurinë e tyre në martesë, në një ceremony private në Toskana të Italisë.

Personazhe të shumtë të njohur do të jenë në dasmë, por me sa duket nuk do të kemi shumë detaje.

Çifti dëshiron që gjithçka të mbetet private dhe u kanë bërë të ftuarve një kërkesë të rëndësishme.

Ndërkohë, Pak orë para ceremonisë martesore, Arbana ka ndarë një foto të mikeshës së saj të ngushtë, Xhemi Shehu dhe të dy djemtë e saj të cilët shihen buzë pishinës në një vilë në Itali.

Asnjë foto apo video nga përgatitjet që po bëhen për dasmën që do të mbahet në Toskana, nuk janë zbuluar ende.

 


Shtuar 17.06.2023 11:04