Anxhela Peristeri “peng” i fustanit të bardhë: Jam tradhtuar! Këngëtarja rrëfehet pa filtra mes femrave

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka folur këtë mbrëmje në emisionin “Goca dhe gra” për jetën e saj personale. Peristeri ka treguar se është tradhtuar, jo vetëm nga raporti në çift por dhe nga shoqëria.

“Dikur i përjetoja disi keq kur më pyesin për martesën, por tani nuk i përjetoj fare. Shumë shqiptarë e bëjnë këtë pyetje edhe nga dashuria, jo nga dashakeqësia. Ashtu si të bëjnë përshtypje gjërat kur je 20 apo 25 vjeçe nuk të bëjnë kur je 40.

Më kanë tradhtuar. Mendoj që tradhtia vjen kur nuk je e lumtur. Ka edhe tradhti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë.

Nuk më kanë bërë ndonjë gjëmë të madhe. Me të gjithë artistët flas. Nuk i kam prishur ndonjëherë marrëdhëniet. Edhe kur e kuptoi “pucin” që po më bëhet nuk i jap shumë rëndësi”, u shpreh ajo.

E pyetur për dashurinë e vërtetë, Anxhela tregoi se akoma nuk e kishte gjetur atë.

“Akoma nuk e kam veshur fustanin e bardhë.”-tha këngëtarja.


Shtuar 21.10.2025 22:33