Anuloi koncertin për shkak të problemeve me shëndetin, reagon Rita Ora

Rita Ora i ka siguruar fansat se është mirë dhe se i është kthyer normalitetit pas disa problemeve shëndetësore që pati, ku edhe iu desh ta anulonte koncertin në Budapest muajin e kaluar.

Këngëtarja e “Anywhere”, 33 vjeçe, përjetoi një problem të frikshëm shëndetësor që çoi në anulimin e ‘Campus Fesztival’ në Debrecen, Hungari, të shtunën, më 27 korrik.

Pasi kaloi një natë nën kujdesin mjekësor, Rita tani ka treguar se ndërsa kishte një “frikë të vogël shëndetësore” tani është “rikthyer në 100 për qind”, shkruan The Sun.

Artistja shqiptare nuk ndau ndonjë detaj rreth problemit, por i kërkoi falje fansave përmes një postimi në Instagram.

Pavarësisht pengesave, Rita ka qenë e zënë duke performuar në të gjithë Evropën gjatë gjithë verës dhe po punon për një album të ri.


Shtuar 27.08.2024 12:49