Anne Hathaway ka folur për hapat e saj të parë në fushën e aktrimit, ndërsa iu referua gabimeve që mendon se ka bërë atëherë.
Duke folur në podcastin e ‘The Interview’, aktorja fillimisht u shpreh: ‘Si një grua e re me stres kronik, mbaj mend vetëm një ditë që mendova ‘po e merr për të mirëqenë, po e merr jetën si të mirëqenë’.
Atëherë, shprehet ajo, ishte momenti kur vendosi se duhej të largohej nga ankthi që po e mundonte.
“Mendova se në çdo moment, diçka mund të bjerë nga qielli dhe unë do të vdisja. Dhe unë thashë nuk do të vdesësh nga stresi. Sa herë që i ndjej ato mendime të vjetra, e kujtoj këtë ndjesi”, shpjegoi aktorja.
Ajo thotë se kurrë nuk e kuptoi se çfarë po e shkaktonte në të vërtetë ankthin e saj.
“Ndihesha sikur po mbytesha, sikur nuk dija as të merrja frymë”, thotë ajo.
Në mbyllje të intervistës, ajo shtoi: “Ishte vërtet e ndërlikuar. Dhe ndërsa përgjigja mund të ketë qenë kaq e thjeshtë, unë e komplikova në mendjen time”.