Anita Haradinaj rrëfen takimin me të fejuarën e djalit: Deri në 50 vjeç nuk dua të jem as gjyshe, as vjehrrë

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, moderatorja Anita Haradinaj ndau për herë të parë detaje personale mbi familjen dhe raportin me të birin dhe partneren e tij. Me nota humori, ajo tregoi se u vendosi kushte të dyve: “I thashë që deri në 50 vjeç nuk jam gati të bëhem as gjyshe, as vjehrrë”.

Në bisedë me moderatoren Erjona Rusi, Anita rrëfeu se kishte ndihmuar edhe për zgjedhjen e fustanit të të fejuarës së djalit, duke shtuar: “Pak, duke i rënë nga Kina… por e zgjodhi me shumë shije!”

Ajo gjithashtu pranoi me sinqeritet se nuk është tipi i vjehrrës pasive: “Nuk përtoj, jam vjehrrë e keqe”, duke shtuar me krenari për të birin: “Nuk e them unë, ai është më i miri në botë!”

Anita Haradinaj: U martua vëllai im dhe erdhi shoqja e djalit dhe më filluan mendimet. Se i bika kur shkon në dasmë të familjes, bëhet zyrtare. Për mua ishte okej, kanë qejf të vijnë, te lë vijnë. Pavarësisht se ajo goca është shumë e mirë, unë e kam takuar.

Erjona Rusi: Unë po përpiqem të imagjinoj se çfarë lloj vjehrre je ti?

Anita Haradinaj: Nuk përtoj, jam vjehrrë e keqe. Kur filluan këto mendimet, i thashë asaj dhe djalit tim që deri në 50 vjeçe, nuk jam gati të bëhem as gjyshe, as vjehrrë.

Erjona Rusi: Edhe sa duhen deri te të pesëdhjetat?

Anita Haradinaj: Edhe pesë, nuk është shumë. Për dashuri ia vlen sakrifica. Ndërsa kur shikova te Valdrini të blija fustanet, e mora dhe atë me vete. E pyeta ‘po ti çfarë do veshësh’, më tha ‘i kam gjetur’. I thashë ‘jo, zgjidhe këtu një.

Erjona Rusi: Doje t’ia zgjidhje ti fustanin

Anita Haradinaj: Pak, duke i rënë nga Kina…

Erjona Rusi: Ta pranoi?

Anita Haradinaj: Ajo e zgjodhi me gusto shumë të mirë dhe unë thashë ‘okej’. Dhe Valdrini që më thoshte ‘ty s’të kisha bërë kurrë vjehrrë’.

Erjona Rusi: Je ti nga ato mama që thonë ‘djali im është më i miri në botë dhe askush nuk i afrohet dot’.

Anita Haradinaj: Nuk e them unë, ai është!


Shtuar 12.07.2025 23:24

Tags: ,