Angelina Jolie “hap” zemrën! Aktorja: Nuk ndihem e vetmuar. Të jesh prind është gjithçka

Ylli i kinematografisë Angelina Jolie, në një intervistë për “The Sunday Times” ka rrëfyer raportin e saj më fëmijët dhe se pranë tyre nuk ndihet e vetmuar.

Teksa foli për rolin e saj te projekti më i fundit “Maria”, aktorja ndau ‘copëza’ nga jeta familjare.“Maria nuk kishte një familje, kështu që puna ishte gjithçka për të. Për mua jo! Të jesh prind është gjithçka”, u shpreh Jolie.

Më herët, aktorja është shprehur se e gjen veten shumë të lidhur emocionalisht me Marian, si personazh.

“Ishte terapia, për të cilën nuk e dija se kisha nevojë. Të këndosh opera është të tregosh ndjesitë e tua, nuk është njësoj si të këndosh në makinë”, ka thënë ajo.

Në intervistat e mëhershme, Jolie është shprehur se nuk ka asnjë moment që familja e saj nuk është prezente. Madje ajo ka rrëfyer disa episode gjatë xhirimeve të filmit të fundit, periudhë kur nuk ndihej mirë.

“Jam bërë nënë prej 23 vitesh. Gjëja më e bukur e prindërimit është se nuk je ti qendra e jetës. Djemtë e mi vinin me një përqafim ose një filxhan çaji sa herë më shihnin të mërzitur. Nuk e shpreh kurrë trishtimin që kam tek ata, por këtë herë ishte thuajse e pamundur”, ka treguar aktorja e cila ka 6 fëmijë.


Shtuar 2.12.2024 14:15