Mbrëmjen e djeshme u mbajt puntata e parë e “Për’puthen Prime” që prej nisjes së sezonit të tretë të këtij reality show.
Gjatë mbrëmjes, diçka e pazakontë ka ndodhur mes konkurrentëve, që ka trazuar ujrat dhe ka nxitur debat.
Pjesë e emisionit sonte u bë edhe ish-i dashuri i konkurrentes Alvisa Qarri.
Gjatë prezantimit të djalit të ri nga Bora, Alvisën s’e mbante vendi derisa u çua nga studio për të daë jashtë. Kështu, Bora sqaroi se djali në fjalë ishte ish-partneri i Alvisës dhe zbuloi se ata kishin qëndruar tre vite të lidhur.
View this post on Instagram
Disa minuta më pas, Alvisa u kthye sërish në studio dhe pati një debat të fortë me Arjan Konomin lidhur me pranimin e ish-të dashurit të saj në emision.
Debati degradoi në tone të ashpra, teksa opinionisti Konomi tregoi se s’kishte qenë prezent në Shqipëri gjatë kohës që djali i ri ishte përzgjedhur nga emisioni.
“Po të ishte ashtu siç ishte ti, unë këtu isha në produksion dhe thoja ‘futeni këtë djalin, mos e fusni atë pipiruckën atje’- u shpreh Arjani, ndërsa djemtë dhe Alvisa u ngritën të revoltuar nga vendet e tyre, duke ndërprerë emisionin.
View this post on Instagram