Almeda Abazi zbulon gruan më të bukur shqiptare: E kopjoja gjithmonë…

Almeda Abazi, është kurorëzuar Miss Shqipëria e Miss Globe, tituj padyshim të merituar pasi vijon të mbetet një prej vajzave më të bukura shqiptare.

Por në mesin e këtyre të fundit, edhe ajo ka të preferuarat e saj. Almeda ka zbuluar për “Pushime On Top”, se njërën prej tyre madje e ka kopjuar që në moshë të vogël.

“Nuk e kisha menduar ndonjëherë, por unë jam rritur duke kopjuar… kam qenë shumë e vogël dhe vishja rroba banje dhe kopjoja gjithmonë Hygerta Sakon. Vishesha dhe vendosja diçka si bluze, e hidhja mbrapa për t’i bërë flokët e gjata, thosha unë jam Hygerta”, tha ajo.


Shtuar 3.07.2024 08:49