Nata e dytë e ‘X Factor’ ka nisur me një surprizë të bukur.
Ditën e djeshme Alketa Vejsiu festoi ditëlindjen dhe është surprizuar në nisje të programit nga konkurrentët, publiku dhe stafi.
Të lidhura
None found
Salla këndoi njëzëri “Gëzuar ditëlindjen”, duke sjellë lot në sytë e saj.
Mes emocioneve, Alketa u shpreh mirënjohëse dhe falenderuese për surprizën, teksa u shpreh se sot i mungoi një urim i shtrenjtë, nga babai i saj.
