Alis përfaqëson Shqipërinë me “Nan” në Eurovision! Vendi ynë konkurron e 13-ta në gjysmëfinale, del lista e plotë e konkurruesve

Edicioni i 70-të i Eurovisionit do të zhvillohet në Vjenë ndërsa është zbuluar lista e vendeve konkurruese që do të marrin pjesë në gjysmëfinale.

Kujtojmë se vendi ynë do të përfaqësohet nga artisti Alis me këngën “Nan”, ndërsa mësohet se Shqipëria renditet në vendin e 13-të në gjysmëfinalen që do të zhvillohet më 14 maj.

Të lidhura

None found

10 vendet më të mira gjysmëfinalet e organizuara në bazë të votave të marra pritet të kalojnë në finalen e madhe që do të zhvillohet me datë 16 maj.

Vendi pritës, Austria së bashku me “Big 5” përfshirë këtu: Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, nuk konkurrojnë në gjysmëfinale. Vendet e “Big 5” do të marrin pjesë në votim si dhe do të performojnë në spektakël.

Lista e plotë e konkurrentëve:

Moldavia: Satoshi – Viva, Moldova!

Suedia: FELICIA – My System

Kroacia: LELEK – Andromeda

Greqia: Akylas – Ferto

Portugalia: Bandidos do Cante – Rosa

Gjeorgjia: Bzikebi – On Replay

Italia: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì (Big 5)

Finlanda: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin

Mali i Zi: Tamara Živković – Nova Zora

Estonia: Vanilla Ninja – Too Epic To Be True

Izraeli: Noam Bettan – Michelle

Gjermania: Sarah Engels – Fire (Big 5)

Belgjika: ESSYLA – Dancing on the Ice

Lituania: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más

San Marino: SENHIT – Superstar

Polonia: ALICJA – Pray

Serbia: LAVINA – Kraj Mene

Renditja e Gjysmëfinales 2 – 14 maj

Bullgaria: DARA – Bangaranga

Azerbajxhani: JIVA – Just Go

Rumania: Alexandra Căpitănescu – Choke Me

Luksemburgu: Eva Marija – Mother Nature

Çekia: Daniel Zizka – CROSSROADS

Franca: Monroe – Regarde ! (Big 5)

Armenia: SIMÓN – Paloma Rumba

Zvicra: Veronica Fusaro – Alice

Qiproja: Antigoni – JALLA

Austria: COSMÓ – Tanzschein (vendi pritës)

Letonia: Atvara – Ēnā

Danimarka: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem

Australia: Delta Goodrem – Eclipse

Ukraina: LELÉKA – Ridnym

Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zëei, Drei (Big 5)

Shqipëria: Alis – Nân

Malta: AIDAN – Bella

Norvegjia: JONAS LOVV – YA YA YA


Shtuar 8.04.2026 16:10