Alesia Bami martohet së shpejti? Era Rusi vë në siklet moderatoren, tregon dashurinë e saj të parë…

Këngëtarja e njohur Era Rusi, ishte e ftuar në Top Arena, ku në një intervistë ballë për ballë me moderatoren Alesia Bamin, tregoi disa të pathëna, nga momenti më i sikletshëm live, këngëtaren e preferuar apo nëse do të marrë pjesë në “Big Brother Vip 4”.

Gjatë intervistës, artistja vuri në siklet moderatoren, duke i drejtuar pyetjen nëse do të martohet së shpejti.

Alesia: Cili është futbollisti që i ke kënduar në dasmë?

Era:Askujt, por kombëtarja ka ardhur disa herë në clubin ku këndoja”.

Alesia: Cili ka qenë momenti më i sikletshëm në Live?

Era:Një në një festival ku nisi kënga dhe m’u shkëput kufja, deri në refrenin e këngës nuk dëgjoja asgjë”.

Alesia: Sa para merr nëpër dasma?

Era: Do martohesh ti”?

Alesia: Ku i dihet, ndoshta.

Era: Ty do të vij pa lekë”.

Alesia: A do të jesh pjesë e “Big Brother VIP 4”?

Era: Më është bërë propozimi, por për momentin nuk e shoh veten, se aq e qetë sa jam aq edhe ekstremiteti tjetër jam”.

Alesia: Kush është këngëtarja jote e preferuar?

Era: “Një nga të preferuarat është Pink, përveç Tina Turner, që është dashuria ime e parë dhe e vetme e jetës sime”.


Shtuar 5.07.2024 10:09