Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ka ndezur debat të madh, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të këngëtares së njohur Albina Kelmendi.
Pamjet tregojnë këngëtaren Egli Tako, duke interpretuar këngën patriotike “Mora fjalë” të legjendës Shkurte Fejza, gjatë një performance në një klub nate, e veshur në një mënyrë që shumë e kanë cilësuar si të papërshtatshme për natyrën e këngës.
Albina, e ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke e shoqëruar me komentin:
“M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”.
Në një tjetër reagim që po qarkullon bashkë me videon, ndjekësit kanë përdorur tone sarkastike, duke shkruar:
“Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke u kënduar në brekë”.
Një pjesë e ndjekësve mbështesin reagimin e Albinës, duke e cilësuar të drejtë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa të tjerë e shohin si një debat mbi lirinë artistike dhe mënyrën se si brezat e rinj e interpretojnë artin.
Deri tani, Egli Tako, nuk ka reaguar publikisht ndaj kritikave, por diskutimi vazhdon të zgjerohet në rrjet