Në intervistën e dhënë për Grida Duma Podcast, aktori i humorit Albano Bogdo rrëfeu pa ndrojtje reagimin e mamit të tij, e cila e kishte pyetur nëse ai do takohet me atë që e la Sali Berishën në mes të rrugëve pasi u largua nga radhët e Partisë Demokratike.
“Sot në mëngjes më tha mamaja… ‘Do shkosh tek ajo që e la Saliun në mes të katër rrugëve, kur i duhej më shumë?’”, rrëfeu ai, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Ai shtoi se u përpoq t’i shpjegonte se politika “nuk funksionon kaq sentimentalisht”, por diskutimi nuk zgjati shumë. “Thjesht mu mërzit mamaja dhe iku nga dhoma,” tha aktori.
Situata u bë edhe më komike kur tregoi reagimin në shtëpi para se të nisej për në podcast. “I thashë të dashurës: ‘Më nxirr ndonjë gjë të vesh se do shkoj te podkasti.’ ‘Te kush podkast?’ te podkasti i Gridës. Ma hodhi kostumin dhe më tha: ‘S’ke kërkuar ndonjëherë rroba të të vesh unë… vetëm tani te Grida!’”
Bogdo ironizoi edhe ndarjet politike në familje: “Më thotë: ‘Shikoje atë të gjatin tënd sot.’ I them: ‘Një sekondë, pse është timi ai? Ku e gjeta unë?’”
Mes humorit dhe sinqeritetit, aktori tregoi se reagimi i familjes ishte më i fortë se çdo debat në studio. “Më bërtiti gjithë familja,” u shpreh ai, duke e kthyer episodin në një nga momentet më argëtuese të intervistës.
