Fero ia ka dalë të fitojë kujdestarinë e së bijës për 1 vit, sipas një akt-vendimi të dhënë nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Sipas vendimit, vajza e tij dhe Arbenitës, Nina, mund të qëndrojë gjatë javës me të atin dhe gjatë fundjavës me të ëmën.
Ai konfirmoi lajmin gjatë intervistës së tij në “Nacionale”, ku ndër të tjera u shpreh:
Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po, mua më është besuar vajza, për një vit”.
Fero ka postuar një seri me video në Instagram, ku vogëlushja duket e lumtur teksa luan me lodrat e saj.
Vendimi vjen pas akuzës publike që Fero ka bërë në Instagram dhe në emisionin “Compass”. Ai u shpreh:
“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vetë Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres ta shoh vajzën time.
Befasohem se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjendet.
Dhe më tragjike ka qenë ndodhia e sotme, ku unë e konsideroj se vajza më është rrëmbyer në një lloj mënyre, për shkak se enti social më ka njoftuar se në orën 4:00 të shkoja të merrja vajzën e në momentin që kam shkuar në orën e caktuar, që ata më kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se ç’drejtim ka marrë vajza.
Vetëm më thonë se vajza ka ikur”.