Aktorja Gal Gadot, nënë për herë të katërt

Aktorja Gal Gadot është bërë nënë për herë të kartërt dhe ka sjellë në jetë një vajzë. Lajmin e bukur, aktorja 38-vjeçare e ka ndarë me ndjekësit në Instagram, ku publikoi një foto duke mbajtur në krahë vajzën e porsalindur.

“Vajza ime e ëmbël, mirë se erdhe. Shtatzënia nuk ishte e thjeshtë, por ne ia dolëm. Ke sjellë shumë dritë në jetët tona”, shkroi ajo dhe bëri me dije se emri i vajzës është Ori, që do të thotë “drita ime” në gjuhën hebre. “Zemrat tona janë të mbushura me mirënjohje. Mirë se erdhe në shtëpinë e vajzave”, shtoi ajo.

Gadot është e martuar me Jaron Varsano dhe janë prindër edhe të tre vajzave të tjera, Alma, 12 vjeç, Maya, 6 vjeç dhe Daniella, 2 vjeç.


Shtuar 7.03.2024 15:14