Aktore dhe njëherësh ish-deputete e dorëhequr pak vite më parë, e gjeni dot për cilën bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Luiza Xhuvani, aktorja e njohur shqiptare, njëherësh ish-deputete e dorëhequr e zonës pak vite më parë, vijon ende aktivitetin skenik.

Paçka disa goditjeve të rënda në jetën private, ku e fundit qe ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion për të, identiteti bazë i saj jetësor.

Herën e fundit është shfaqur vitin që shkoi, protagoniste si intepretuese në eventin e ndarje së çmimeve vjetore të letërsisë, organizuar nga Ministria e Kulturës, krah kolegëve të njohur Vasian Lame dhe Viktor Zhusti.

Megjithatë, ajo u ka qëndruar larg mediave.

Në një rrëfim të disa kohëve më parë, Xhuvani ka zbuluar se si ka rrezikuar jetën dhe është hedhur vërtetë nga makina në filmin e famshëm, “Flutura në kabinën time” ku fitoi Kupen per “Aktoren me te mire” ne Festival.

“Është një rol që më konfirmoi si aktore në kinema. Një personazh i plotë me autor nga më të mirët. Isha shumë e re dhe autorët donin garanci, kështu që iu nënshtrova kinoprovës. Nga ana tjetër, partneri im ishte aktori më në zë, Ndriçim Xhepa. Vura të gjithë potencialin tim për të bërë maksimumin. Suksesi i një aktori nuk është i garantuar pa konceptin regjisorial. E punova këtë personazh deri në detaje, duke iu referuar të padukshmes, diskretes.

Edhe protestën duhet ta kisha të fshehtë. Të njëjtën predispozitë kishte edhe partneri. Kemi sakrifikuar shumë në këtë film, kemi punuar në kushte të vështira. Jam hedhur realisht nga kabina me makinën në lëvizje. Bëmë dublin e parë, bëmë një tjetër… Regjisori pyet Ilia Tërpinin, operatorin, se pse s’po funksiononte… “Më zhduket”, thotë Ilia… E kuptoi që unë hidhesha me kokë, si në det, dhe zhdukesha nga objektivi. Me Çimin kemi vënë edhe jetën në rrezik. Kemi shmangur një aksident të tmerrshëm në këtë film. Megjithatë, të gjitha harrohen, sidomos pas vlerësimit dhe kupës në Festivalin e Filmit. Në dy vitet që punova në Estradën e Sarandës, punoja edhe në Tiranë dhe pikërisht me këtë film. Ka qenë ritëm i jashtëzakonshëm. Me Gjergjin ishim të fejuar… Vijoi kështu derisa erdha në Tiranë, përfundimisht, në Teatrin Kombëtar”, shprehet Luiza Xhuvani.

Kinematografi
2004 — I dashur armik 2004…Vefi
2001 — Parrulat/Slogans….Diana
1999 — Funeral Busines….Sana
1994 — Dashuria e fundit…..Mariana Golemi
1994 — Larg barbarëve/Loin des barbares….Marieta
1994 — Një ditë nga një jetë….Nusja
1991 — Bardh e zi…
1991 — Unë e dua Erën (FilmTV)…..Era
1989 — Muri i gjallë…..Rozafa
1988 — Flutura në kabinën time…..Flutura
1988 — Hetimi vazhdon…..Hetuesja
1987 — Rrethi i kujtesës….Genta
1986 — Dhe vjen një ditë…..Infermerja
1986 — Fjalë pa fund…….Magdalena
1983 — Apasionata…….Një studente

Teatër
27/03/2010 — “Elektra” e Sofokliut……Elektra
— /10/2009 — “Valle vdekje” e Strindbergut
— /– /2008 — “Shërbëtorët” e Zhenetit……….Kler
— /– /2007 — “Berberi i Seviljes” e Beaumarchais
02/11/2007 — “Franku i V-të” i Fridrih Dyrrenmatit……Otilia
05/04/2007 — “Korbi i bardhë“ i Mihal Luarasit (Artist i Popullit)
08/12/2006 — “Preja” e Xho Orton
07/10/2006 — “Mënyra e zonjushës Margaritë” e Roberto Athayed
— /– /2004 — “Cilindri” e De Filipos……..Rita
— /– /2004 — “Kapitulli i dytë” e Neil Sajmonit……Xheni
— /– /2003 — “Pulëbardha” e Çehovit….Nina
— /– /2001 — “Nata e trokitjeve në xhama” e Dhimitër Anagnostit (Artist i Popullit)
— /– /2000 — “Armiku i popullit” e Ibsenit…..Pietra
— /– /1998 — “Kopshti me dallëndyshe” e Cikliropulosit…..Maria
12/11/1998 — “Unë dhe Mefistofeli” e Bashkim Hoxhës…..Margarita
22/12/1995 — “Oportunesku” e Mushateskut
04/04/1994 — “8 Persona Plus” e Ferdinand Radit….Merjemja
16/02/1994 — “Këngëtarja tullace” e Ioneskos…..Misis Martin
04/04/1993 — “Kati VI” e Alfred Zhejit
— /09/1992 — “Rikardi III” e Shekspirit…….Ledi Ana
02/01/1992 — “Dhelpra dhe rrushtë” e Guilherme Figueiredo……Klea
01/11/1991 — “Dasëm gjaku” e Lorkës…….Nusja
20/04/1990 — “Valsi i Titanikut” e Tudor Mushateskut…..Xhena

Çmime e Tituj

2006 – Çmimi “Aktorja më e Mirë”
për rolin e mësuese Margaritës në dramën “Mënyra e zonjushës Margaritë” e Roberto Athayedit në Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2006” të zhvilluar në Fier në vitin 2006.

2004 – Çmimi “Aktorja më e Mirë”
për rolin e Xhenit në dramën “Kapitulli i Dytë” i Sajmorit
në Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2004” zhvilluar në Fier në vitin 2004.

2003 – Çmimi “Aktorja më e Mirë”
rolin e Dianës në filmin “Slogans” (Parrullat)
në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të zhvilluar në Tokio, Japoni në vitin 2003.

13 Maj 1995 – Kupa e Festivalit
për interpretimin e rolit të Marianës tek filmi “Dashuria e fundit”
në Festivalin e X-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 10 deri në 13 Maj të vitit 1995.

22 Prill 1989 – Kupa e Festivalit
për interpretimin e rolit të Fluturës tek filmi “Flutura ne kabinën time”
në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 Prill të vitit 1989.

 


Shtuar 1.03.2022 11:12