Sarah McCormickdale, motra e madhe e Princeshës Diana dhe tezja e Princit William e Princit Harry, ka pësuar një aksident të rëndë pas një rënieje nga kali. Sipas “Daily Mail”, lajmin e ka konfirmuar vëllai i saj, Charles Spencer, i cili tregoi se ngjarja ndodhi “muajin e kaluar” dhe se Sarah, 70 vjeç, është ende duke u shëruar në spital.
Duke folur në podcastin “Rosebud” të Giles Brandreth, Spencer rrëfeu me humor se motra e tij është një “paciente e vështirë”, duke shtuar se mjeku kryesor i kishte thënë bashkëshortit të saj:
“Ajo është një person vërtet i veçantë, apo jo?”
Spencer tha gjithashtu se Sarah ka qenë gjithmonë një grua e fortë dhe e guximshme, dhe pavarësisht moshës, ajo vazhdonte të ngjitej mbi kalë dhe biçikletë.
“Edhe pse ajo ende hipën, këtë herë pësoi një rënie shumë të keqe dhe u shtrua në spital për një kohë,” shtoi ai.
Nuk janë dhënë ende detaje të sakta rreth rrethanave të aksidentit, por mësohet se Sarah ka marrë kujdes të specializuar.
McCormickdale ka qëndruar shumë pranë familjes mbretërore që prej vdekjes së Princeshës Diana në vitin 1997. Vitin e kaluar, ajo u pa në krah të Princit William gjatë një eventi zyrtar, duke dëshmuar lidhjen e fortë të saj me nipërit mbretërorë.
