Një video shqetësuese po qarkullon në rrjetet sociale nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, pas një përplasjeje të fortë mes Limit dhe Albës.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe nuk janë transmetuar në asnjë Prime apo në kanalet zyrtare të spektaklit. Videoja tregon një moment mjaft të tensionuar, i cili ka ngjallur reagime dhe shqetësim të madh te ndjekësit.
Sipas pamjeve, gjithçka nis nga një deklaratë fyese e Limit ndaj Albës, ku ai përdor fjalor denigrues, duke u shprehur: “Ajo është çik më kurvë se ty”.
Kjo deklaratë shkakton reagimin e menjëhershëm të Albës, e cila shpërthen në lot dhe dëgjohet duke bërtitur, ndërsa disa prej banorëve të tjerë ndërhyjnë për të qetësuar situatën.
E tensionuar dhe me lot Alba i drejtohet Limit me tone të ashpra duke i kërkuar shpjegime për fjalët e tij, ndërsa e quan atë “të poshtër”.
