Agron Llakaj ishte i ftuar në puntatën e radhës në emisionin e vëllezërve Veshaj. Ai ka qenë personi që u zgjati dorën binjakëve, ndaj të cilit kanë shprehur gjithmonë mirënjohje. Mirëpo, ndërsa hyri në skenë, ai nisi ta ngacmonte rreth temës që “shqetëson” të gjitha fansat e tij.
A është ribashkuar me Borën? “U krijua shoqata Bora-Donald dhe mua më caktuan kryetar nderi. Kudo më kapin dhe pyesin. Më thonë thuaji Donaldit se Bora është alament vajze. Thuaj po.”, iu drejtua Agroni. Megjithatë, Donaldi preferoi të qeshte dhe të mos jepte një përgjigje.
Kujtojmë që Donaldi dhe Bora u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin në eventin që organizoi Valdrin Sahiti pak ditë më parë. Videoja, e cila u bë menjëherë virale, erdhi në një kohë kur dyshja përfliteshin prej disa javësh se janë rikthyer sërish bashkë.
Këto zëra i përforcon dhe fakti që Semi dhe Donaldi kanë thyer “akullin” mes tyre. Ata treguan se kishin një raport të mirë në BBV, por gjërat ndryshuan kur Donaldi nisi një romancë me Beatrix Ramosaj. Semi shkoi në emisionin e tij ndërsa kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Pjesë nga biseda:
Agron Llakaj: A do të na thuash a u bashkove me Borën apo jo?
Romeo Veshaj: Edhe ti u infektove?
Agron Llakaj: Është krijuar shoqata Bora-Donald dhe më bënë qytetar nderi. ‘Bora alamet vajze’, nuk është momenti të të qëlloj me pëllëmbë, në emër të shoqatës thuaj po.
Donald Veshaj: Babin do ta lajmërojmë për çdo gjë, babi këtë muhabet ka me mua.
Agron Llakaj: Hë pra fol!