A po martohen Fifi dhe Adisi?

Duke e shijuar dhe ndarë me publikun çdo moment me Adisin, Fifi me veprat e saj po lë shumë për tu komentuar.

Duke qenë se çifti ka disa muaj nga lidhja e tyre romantike dhe vazhdimisht deklarojnë dashuri të madhe ndaj njëri tjetrit, pyetja që vie në mend është se kur do të martohen?
Së fundi, ka qenë artistja Raçi ajo që ka postuar në InstaStory një fotografi nga një sallë dasmeje.

E dekoruar në të bardhë dhe në argjendë, nuk dihet nëse këngëtarja nga Ferizaj vetëm ka bërë reklamë të organizimit apo në një të ardhme të afërt do e shohim duke realizuar dasmë.

 

Shtuar 15.05.2022 23:41

Tags: ,