A mbeti shtatzënë me Lim Hotin? Alba Pollozhani futet në ‘BBVK’, zbulon më tepër rreth jetës së saj sentimentale

Alba Pollozhani është zyrtarisht banorja më e re e “Big Brother VIP Kosova”. Menjëherë pas hyrjes, ajo u pyet për statusin e saj sentimental, një pyetje që ndezi kuriozitetin e publikut, sidomos pas historive të bujshme që e kanë shoqëruar në reality-t e mëparshme.

E vënë përballë dilemës “single apo në një lidhje?”, Alba u shpreh se situata e saj është “pak e ndërlikuar” dhe se as vetë nuk e di si ta përshkruaj saktë. Komenti i saj i paqartë vetëm sa shtoi më shumë pikëpyetje mbi jetën e saj private.

Kujtojmë se Pollozhani u vu në qendër të vëmendjes gjatë pjesëmarrjes në “Ferma VIP”, ku krijoi një lidhje të komentuar gjerësisht me Lim Hotin. Në atë kohë u fol madje se të dy kryen marrëdhënie seksuale brenda programit, duke shkaktuar polemika dhe diskutime të ashpra në rrjetet sociale.

Hyrja e saj në BBVK pritet të sjellë tensione, surpriza dhe sigurisht… shumë diskutime. Publiku tashmë është në pritje për të zbuluar nëse Alba do të krijojë një histori të re, do të përballet me të shkuarën e saj, apo do të hapë kapitullin më të bujshëm të saj në një reality show.


Shtuar 17.11.2025 22:54