Shprehja e Xhesikës “A je i marrë a je prej Puke?” ka irrituar Dijonisin, pasi ky i fundit është me prejardhje nga Puka.
Ai është ndjerë i fyer dhe ka kërkuar jo vetëm nga Xhesika, por nga të gjihë fermerët që të mos e përdorin këtë shprehje, pasi sipas tij është ofenduese.
Pjesë nga biseda:
Xhesika: O Robert! A je i marrë a je prej Puke?
Dijonisi: Çfarë i ke këto shprehje, a je i marrë a je prej Puke?
Xhesika: Është shprehje
Dijonisi: Mos e thuaj atë shprehje, a je i marrë a je prej Puke
Xhesika: Pse? Është shprehje popullore
Dijonisi: Atë shprehje mbaje për vete, mos të ta dëgjoj as ty as askujt këtu brenda