A është zënë me Romeon pas “BBV”? Ja çfarë thotë Elvis Myrta

Raportet pas “Big Brother Vip Albania” ndryshojnë për banorët. Elvis Myrta është përfolur për marrëdhënien që ka me ish-banorët, pasi jo me të gjithë është parë të shoqërohet.

Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Arena”, Lisi përfitoi nga rasti edhe të sqarojë lajmet e kohëve të fundit, edhe ato që aludojnë se është zënë me Romeon apo me Heidin.

Kështu, për pyetjen nëse është takuar me Romeon apo me Heidin, ai konfirmoi, por tha se takimet nuk kanë qenë të shpeshta:

Po, takohemi, po jo shumë shpesh. Sepse është periudha e verës tani. Unë kam filluar të merrem me gjërat e mia, i jam rikthyer punës sime, madje kam harruar që kam qenë në Big Brother…” – tha Lisi pa i lënë mënjanë batutat, por duke theksuar se nuk është zënë me Romeon:

Pse kush tha që nuk jemi takuar? Kanë dalë lajme ‘jemi zënë, nuk jemi zënë’. Mos i besoni ato” – e mbylli gazetari.


Shtuar 13.07.2024 10:21

Tags: , ,