showbiz

A është tradhtia arsyeja e ndarjes së Mateos dhe Brikenës?

Pas aludimeve dhe thashethemeve të shumta që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me përfundimin e marrëdhënies mes Mateos dhe Brikenës, ka ardhur edhe reagimi i shumëpritur.

Përmes dy mesazheve të shpërndara për ndjekësit në kanalin e saj të komunitetit në Instagram, Brikena Selmani ka konfirmuar ndarjen, duke hedhur poshtë zërat për tradhti apo konflikte mes tyre.

Të lidhura

None found

Brikena sqaroi se vendimi për të folur erdhi pas interesimit të madh të publikut, ndërsa theksoi se mes saj dhe Mateos nuk ka pasur asnjë mungesë respekti, duke i dhënë fund çdo dyshimi për tradhti:

“Përshëndetje të gjithëve,
Nuk e kam pasur të lehtë të shkruaj këtë mesazh deri më sot, sepse gjithmonë kam preferuar që gjërat personale t’i mbaj private. Megjithatë, duke parë interesimin dhe pyetjet e shumta, mendoj se tani më shumë se kurrë ju detyrohem një sqarim.

Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë. Dua të theksoj se nuk ka pasur asnjë mungesë respekti nga asnjëri prej nesh. Kjo është një gjë që dua ta them qartë, sepse nuk do të doja që të krijoheshin histori apo aludime që nuk janë të vërteta.
Kam ende respekt për të dhe për gjithçka kemi kaluar bashkë. Ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohëse. Ndonjëherë në jetë rrugët ndahen, por kjo nuk do të thotë se duhet të ketë urrejtje apo fajësime.”

Në mesazhin e saj të dytë, ajo zbuloi gjithashtu se ka zgjedhur të shkëputet përkohësisht nga disa grupe virtuale për të ruajtur qetësinë e saj emocionale gjatë kësaj periudhe tranzicioni:

“Për momentin kam vendosur edhe të largohem nga disa grupe. Jo sepse nuk ju vlerësoj apo nuk ju dua, por sepse më bën keq të shoh postime, komente apo diskutime rreth kësaj situate. Kam nevojë për pak qetësi dhe kohë për veten time.
Ju falënderoj nga zemra për gjithë dashurinë, mbështetjen dhe respektin që më keni dhënë gjithmonë. Do t’ju jem mirënjohëse pafund për çdo fjalë të mirë dhe për çdo moment që keni qenë pranë meje. Me dashuri Briki????????”

Me këtë deklaratë, Brikena ka sqaruar se ndarja ka ardhur si pasojë e rrugëve që ndahen natyrshëm në jetë dhe jo nga arsyet e përfolura në rrjet, duke kërkuar njëkohësisht mirëkuptimin e fansave për të kaluar këtë moment larg diskutimeve publike.

të fundit

The recordings published by Ahmetaj about Ron Yeffet and Rama / Ornela Çuçi: If the audio is confirmed to be authentic, SPAK should investigate the no-bid…

Nga Ornela Çuçi (Ish-zv/ministre e Turizmit) Prej kohësh, në forumet dhe dialogët gjeopolitikë ku marr pjesë, një prej diskutimeve që…

4 hours ago

Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj për Ron Yeffet dhe Ramën/ Ornela Çuçi: Nëse audioja konfirmohet autentike, SPAK të hetojë marrëveshjet pa tender dhe negociatorët e shtetit

Nga Ornela Çuçi (Ish-zv/ministre e Turizmit) Prej kohësh, në forumet dhe dialogët gjeopolitikë ku marr pjesë, një prej diskutimeve që…

5 hours ago

Federata spanjolle u mundëson futbollisteve ngrirjen e vezëve deri në vitin 2029

Futbollistet e kombëtares së Spanjës do të kenë mundësi më të mëdha për të përfituar nga teknikat e riprodhimit të…

7 hours ago

Vonesa 10-sekondëshe e Viniciusit i kushton Real Madridit: rregulli i ri zbatohet për herë të parë

Real Madridi e nisi me fitore sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Interin 2-1 në “Santiago Bernabeu”,…

7 hours ago

Mourinho pas fitores ndaj Interit: Real Madridi mund të fitonte edhe 5-0

Trajneri Jose Mourinho thotë se Real Madridi e ka fituar nën kushte të vështira duke deklaruar se mund të triumfonin…

7 hours ago

Haaland shënon dy herë, por përfundon në përplasje gjatë fitores së Cityt ndaj Portos

Erling Haaland ishte protagonist i fitores 2-0 të Manchester Cityt ndaj Portos në Ligën e Kampionëve, duke realizuar të dy…

7 hours ago